2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi i thotë BE-së: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

Hashim Thaçi i thotë BE-së: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

residenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është në interes të Kosovës dhe në interes të kredibilitetit të BE-së që ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak të mos emërohet i dërguar special për dialogun nga ana e BE-së.

Këto komente Thaçi i bëri pasi zëdhënesi i BE-së, Peter Stano, përgënjeshtroi Thaçin duke thënë se ende nuk e kanë emëruar si emisar Lajçakun, njofton Klan Kosova.

Thaçi tha se e mirëpret BE-në t’ia dëshmojë që e ka gabim, pasi që një gjë e tillë është gabim strategjik i saj sa i përket procesit të dialogut.

Mes tjerash Thaçi tha se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Kam dëshirë që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments