Zv/kryeministri HAKI ABAZI: COVID POLITIK PO RREZIKON SHTETIN

254

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi ka thënë se sjellja e papërgjegjshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në këtë kohë të pandemisë dhe rrezikut të lartë për qytetarin dhe bashkëpunimi me PDK, AAK dhe NISMA është treguesi më i mirë që Isa Mustafa i ka borxh Hashim Thaçit apo Thaçi i ka në dorë dosjet e Mustafës për një kohë të gjatë.

Ai ka shkruar në Facebook se nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape.

“Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën. Kosova do të tronditej”, ka shkruar ai.