22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeHaradinaj takim vëllazëror me kryeministrin Rama, flasin për Kosovën dhe sigurinë në...

Haradinaj takim vëllazëror me kryeministrin Rama, flasin për Kosovën dhe sigurinë në rajon 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka falënderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për kujdesin ndaj Kosovës në këtë periudhë jo të lehtë.

“I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, është shprehur Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments