16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeHaradinaj mbledh Këshillin Drejtues, temë diskutimi edhe dialogu me Serbinë

Haradinaj mbledh Këshillin Drejtues, temë diskutimi edhe dialogu me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të mblidhet sot në ora 16:00, për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend, por edhe gjendjes së pandemisë Covid-19.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues do të diskutohet edhe për dialogun me Serbinë, koalicionin qeverisës, si dhe tema të tjera në të ndryshme.

Kujtojmë se Haradinaj, por edhe AAK-ja në përgjithësi po kundërshton formatin e dialogut të nisur nga kryeministri Avdullah Hoti.

Ndërsa Haradinaj haptazi ka dalë edhe kundër koordinatorit nacional për dialogun, Skender Hysenit.

Haradinaj po vlerëson se një dialog i zhvilluar me Serbinë pa prezencën e ShBA-së është i dëmshëm për Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments