HALIT NAXHAKU -zë nga diaspora / Jemi 40 për qind shqiptarë në Maqedoni, jo më pak!

43

Shkruan: HALIT NAXHAKU

Ne, DIASPORA shqiptare e Maqedonisë se Veriut dhe jo vetëm, me vëmendje dhe kujdes maximal apsolut e ndjekim situatën rreth regjistrimit. Dhe menjëherë na dolën „tutorët“ partiako- politik për të na treguar, mësuar e kinse shitur mendë se si të regjistrohemi. Këte e bëshin dhe e bëjnë me shumë zell e pompozitet me lloj-lloj apelesh, kinse ne s`kemi haber se çka është regjistrimi. Habi shumë e madhe sepse nuk ka pasur asnjë arsyetim për këte, ngase diaspora çdo herë e ka dëshmuar vehten, ku u pa edhe kësaj radhe në praktik se për një kohë të shkurtër u regjistruan afro 200.000. Me këte treguam vetëdije, kulturë e pjekuri të lartë njerëzore e mbi të gjitha kombëtare, i treguam klasës politike sidomos asaj shqiptare se ne qëndrojmë shumë më lartë se sa vet ata politikanë kukulla aktual që nuk bën asgjë për diasporën tonë, përpos që na topitën ndjenjat kombëtare, na nënçmuan e na nënshtruan me dekada para një grushti pakice maqedonase, ku ndikuan për tu larguar e shpërngulur jashtë nga sytë këmbët me qindra mija shqiptarë në mos gjysma. Me këte u shprazën klasat e shumë vendbanime e disa mbetën edhe pa banorë. Pra ne qëndrojmë mbi ta dhe le të marrin shembull dhe le të mësojnë nga ne diaspora, kur është në pyetje interesi kombëtarë! Sepse ata e kanë dëshmuar disa herë deri më tash se nuk janë të denjë e të aftë për të udhëhequr popull dhe fatin e rreth një milion shqiptarëve në Maqedonin e Veriut, ku edhe pas kaq dekadash dhe sidomos dy të fundit ala nuk e dinë numrin e saktë se sa jemi saktësishtë dhe realisht pa asnjë hipërbolizim! Pikërishtë edhe për këte dikush duhet të mbaje përgjegjësi e ata dihet se kush janë! Janë ata lider partiak që i bie sikur të mos e dinë se sa anëtarë i kanë në familjet e tyre, çfarë profesioni kanë, çfarë gjinie kanë, çfarë punojnë, sa janë nxënës apo studentë, sa të moshës madhore e sa të mitur, a mirren me politikë!

E kur ti hedhish një sy regjistrimit do të shohish trágjedinë e dhįmbshme kombëtare që u ka ardhur po nga këta politikanë që krekosen për të „arritura të mëdha që nuk dukën e s`janë askund në horizont në praktikë në jetën e përditshme!
Pam me sytë tanë që: as më shumë e as më pakë, se ne jemi të shpërndarë si fara e barit në 108 shtete, nëpër tërë globin, bile edhe nëpër ato vende e shtete ku as nuk i dimë se ku ndodhën apo ua dëgjojmë e ua mësojmë emrat për herë të parë! KJO MU DUK SHUME E DHĖMBSHME. Kjo është shumë e dhėmbshmë o politikuaj shqiptarë, o dêshtak! A s`po u vretë aspak ndërgjegja? Sigurishtë jo, sepse ju kurrë nuk e keni dhe as që e keni pasur ndonjëherë ate! Prandaj kujdes mos u dêshton edhe ky regjistrim si të gjithë të tjerat deri më tashë, që ju si duket nuk po u bëhët vonë aspak veç të jeni një cope kryetari I një grupimi njerëzish të mjerë e pastaj e të krekoseni si të ç’mendur!

Për regjistrimin e diasporës duhet të krenohemi ne vet diaspora, e gjithashtu duhet gjithsesi të tur*përoheni ju politikan që ua kam thënë edhe herët e tjera që jeni bërë SHERBETORE në vendë që të jeni faktorë! Si mundë të fleni aq qetë aq rehat sikur nuk ndodhë aszgjë, kur faktet i keni para syve tuaj? Si mundet prej një Maqedonije aq të vogël të ket kaq shumë mërgimtarë në 108 shtete të ndryshme të botës.?! Si mund të rrini në pushtet e të kënaqeni duke bërë se*hir në dëm të popullit tuaj?!

Fatke*qësishtë që „ kontributi dhe merita“ është e juaja, ngase ju luani me fatin e shqiptarëve me përqindje. Ku nëpër komunat me 20% lejohet përdorim i gjuhës shqipe, 20% përdorimi i Flamurit Kombëtarë, por ama 200% më shumë të paguhet tatimi nga shqiptarët e gjorë e të dëgjuarit e partive tuaja, pa e ngrit zërin e pa bë gjë edhe atëherë kur kanë shqiptarët plotësishtë të drejte li*gjore e natyroe sepse nuk jemi 20%, por po del se jemi më shumë se edhe një here aq, mbi 40%!

Tani sikur edhe regjistrimet tjera të deritashme, e sidomos ai para këtij kur kuptohet se numri i shqiptarëve është shumë më i madhë, atëherë gjinden pretekste që të shtyhet apo edhe të mos pëfundon regjistrimi kurrë dhe të dështon, sepse kështu identike fillimisht u veprua edhe me regjistrimet e deritashme që asnjë përpos se u filluan, pastaj as u zhvilluan as u vazhduan e as u mbajtën dhe as mbaruan me sukses si duhet dhe si bëhën nëpër shtetet tjera normale me përvoja dhe tradita demokratike…
Aszgjë e re për ne shqiptarët ne e dimë SA JEMI e kemi thënë edhe herat e tjera se jemi mbi 40%, këte e ka thënë edhe në Samitin e vet NATO në Boston më 2012-ën, dhe proporcionalisht kur të përpjestohet numri i përgjithshëm në kombe e kombësi që jetojnë në M.Veriore, maqedonasit do të dalin më pak se shqiptarët. Atëherë si do ti arsyetojnë këto dukuri e ma*nevrime maqedonasit?! por politikanët shqiptarë si do ta ndiejnë vehtën, si do të arsyetohën? Për këte nëse vepron ligji shumë vetë duhet të përgjigjen e të gjinden pas gr*illave, çka do të thuan, si do të sjellën, njejtë sikur deri më tashë nuk ka fajtorë?! Kjo që ka ndodhë dhe po ndodhë me shqiptarët është e dhë*mbshme. Dikur të njejtët “muhaxhir”, gurbetqarë, re*fugjatë, mëgimtarë të DIASPORES thoshin:“MIR U PAFSHIM NE KOSOVEN E LIRE, në viset e lira shqiptare“. Sot as kjo shpreje e fjali nuk dëgjohët më kund! Gjenerata e tretë ka filluar të mos flase shqip, e dyta bëlbëzon me shumë gabime e para vd es çdo ditë e më shumë! Por ne padyshim do të shihemi ngase Maqedonia është e vogël e gjërat dashkemi ne apo jo do të ndryshojnë rad*ikalishtë në të mirë të popujve dhe jo të politikanëve!

Pse politikanët dhe maqedonasit veprojnë kështu për regjistrimin është e kuptueshme, por pse tashtuquajturit politikanë shqiptarë sillen kaq ind ifirent bile edhe e aprovojnë ose e favorizojnë shtyrjen e regjistrimit s`na hynë në kokë dhe nuk mund ta kuptojmë sepse dikushi thotë: shtyrja shkon në favor të shqiptarëve, tjetri thotë për shqiptarët është më mirë, tjetri thotë ne ta bëjmë punën tonë, por cilën punë se atë të djallit, tjetri thotë nuk mundë të shtyhet është jashtë ligjore e të ngjajshme, tjetri thotë po të shtyhet regjistrimi duhet ti kërkohët falje Ali Ahmetit, tjetri thotë diaspora evidentohet nuk regjistrohet, e lojëra të tilla të ngjajshme në pa kufi !…Kur do të mësohemi të dalim me një zë për çështje kaq madhore dhe të rëndësishme për kombin.
H.N Më 01.04 2021/St.Gallen.