15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani u zgjodh me 71 vota aq sa mori edhe Hashim...

Vjosa Osmani u zgjodh me 71 vota aq sa mori edhe Hashim Thaçi dhe u betua si presidente e Kosovës

Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë betimin sot para deputetëve të Kuvendit.

Osmani është zgjedhur sot presidente e vendit me 71 vota. Ajo është zotuar se do t’i shërbejë gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

Kosova është bërë me presidente sot pasi Kuvendi ka votuar Vjosa Osmanin me 71 vota në një garë me Nasuf Bejtën.

Zgjedhja e Osmanit presidente u bë e mundur në raundin e tretë të votimit, pasi në dy raundet e para nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Dy partitë opozitare PDK dhe AAK, e kanë bojkotuar seancën për president, pasi e kanë konsideruar Osmanin si figurë përçarëse e jo unifikuese. Megjithatë deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka vepruar kundër qëndrimit të partisë së saj duke marrë pjesë në seancë. Njëjtë ka bërë edhe deputetja e PDK-së, Adelina Grainca e cila po ashtu ka marrë pjesë në seancën e sotme dhe e cila ishte ulur me Grupin Parlamentar të LVV-së.

Ndërsa GP i LDK-së ka qenë i plotë në sallë gjatë votimit për president, ku 12 prej tyre kanë marrë pjesë në votim dhe tre nga ta e kanë bojkotuar.

Me këtë votim është shmangur shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments