16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeGreva në arsim, orët do të kompensohen, provimet eksterne me kritere më...

Greva në arsim, orët do të kompensohen, provimet eksterne me kritere më të lehta

Greva dyjavore në arsim ndikoi që nxënësit të jenë pala më e dëmtuar sepse në këtë periudhë duhet të kompenzohet materiali mësimor me një tempo të përshpejtuar. Kjo situatë për profesorin Enver Ajdini, nuk është edhe aq shqetësuese sepse sipas tij orët e humbura çdo profesor mundet lehtë ti kompenzojë.

Këtë vit për shkak të pandemisë nuk është realizuar edhe ekskurzioni i paraparë njëjavor dhe koha është shfytëzuar për zhvillimin  e njësive mësimore. Sipas tij kjo situatë do të tejkalohet dhe planprogrami do të realizohet në tërësi.

“Për një javë i kemi dy orë të themi tre orë janë njësi mësimore dhe një orë është përsëritje, çdo profesor që dëshiron e ka shum lehtë të kompenzojë, ashtu që brenda një orës sqarohen dy mësime që maturantët mos të mbesin pas me mësime dhe besoj se edhe pse ishte greva do ti arrimë dhe do ta realizojmë plan-programin.”, tha profesori Enver Ajdini.

Sipas Ajdinit,  shqetëson fakti se nxënësit për një vit e gjysmë mësuan online gjatë pandemisë dhe ky mësim nuk është aq cilësor në krahasim me mësimin me prani fizike. Ai më tej shton se qendra shtetërore e provimeve duhet të keët pasrasysh pandeminë dhe  të lehtësojë kriteret për maturantët që do ti nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore.

“Çdo vit ata po bëjnë disa kritere jashtëzakonisht të rënda sidomos sa u përket gjuhëve të huaja dhe ka nxënës që shum mirë e zotërojnë gjuhën angleze dhe gjermane dhe ka ndodh vitet që lam pas të bien nga provimet. Pse të jenë kriteret aq të vështira në provimet eksterne dhe prandaj apeloj që këtë vit për shkak të pandemisë të ketë  lehtësime dhe kriteret të jenë pak më të lehta.”, tha Ajdini.

 Provimet eksterne do të mbahen më 4 dhe 13 qershor, ndërsa nxënësit po bëjnë parapërgaditjet e nevojshme për të kaluar me sukses këto provime që janë kusht për regjstrim në arsimin sipëror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments