14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBllokada parlamentare në RMV, do të vazhdojë me hapin e dytë dhe...

Bllokada parlamentare në RMV, do të vazhdojë me hapin e dytë dhe të tretë – në rrugë?

Çdo gjë që nuk është në interes të qytetarëve do ta bllokojmë në Parlament, si hap të parë. Të hënën do të kemi një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe do të hapim një diskutim për hapin e dytë dhe të tretë. Kjo është një strategji që do të zgjasë shumë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ato zgjidhje ligjore që janë në interes të qytetarëve nuk do të bllokohen, tha fundjavën e kaluar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, por shtoi se mbeten në pozitë të bllokojnë të gjitha ligjet që i konsideron të dëmshme. Partia kryesore opozitare nisi një “bllokadë aktive” më 10 maj, duke e quajtur atë një bojkot të parlamentit.

Në seancën e sotme të Komitetit Ekzekutiv, VMRO-DPMNE do të shqyrtojë hapat e radhës që do të ndërmarrë partia. Kjo është një strategji që do të zgjasë, nuk do të jetë veprim i menjëhershëm, tha Mickoski.

“Çdo gjë që nuk është në interes të qytetarëve do ta bllokojmë në Parlament, si hap të parë. Të hënën do të kemi një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe do të hapim një diskutim për hapin e dytë dhe të tretë. Kjo është një strategji që do të zgjasë shumë. Nuk do të jetë një veprim i menjëhershëm që përfundon sot apo nesër. – Nuk pres që njerëzit thjesht të largohen nga karrigia – tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments