14.9 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeGreva e të punësuarve në Librat Amë, ministri thotë se janë vetëm...

Greva e të punësuarve në Librat Amë, ministri thotë se janë vetëm 20-25%, sindikata përgënjeshtron

Të punësuarit e Drejtorisë së Librave Amë vazhdojnë të jenë në grevë. Kërkojnë miratimin e marrëveshjes kolektive në nivel punëdhënësi, rritje lineare të pagave me 30% dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, thotë se në bisedimet me Drejtorinë e Librave Amë kanë arritur të bien dakord për disa çështje. Shprehet se duhet të nënshkruhet marrëveshja kolektive, por sipas tij kërkesat e tyre janë jashtë rregullativave ligjore. Ministri thotë se vetëm 20-25% e të punësuarve janë në grevë, ndërsa të tjerët po punojnë.

 “Informacioni im i fundit është se një pjesë e madhe e përfaqësuesve të Drejtorisë për udhëheqjen e Librave amë punojnë, vlerësimi i fundit i drejtorit ishte se 20-25% nuk punojnë. Të mos harrojmë se kur ka grevë sipas ligjit për marrëdhënie punë, duhet të mbahet grevë në vendin e punës, të vihet në punë dhe kemi informacione se një pjesë prej tyre aspak nuk paraqiten në vendin e punës”- deklaroi Nikolla Tupançeski, Ministër i Drejtësisë
Për këtë deklaratë të Ministrin, reagoi Sindikata e Drejtorisë për Librat Amë, duke thënë se rreth 70% e të punësuarve janë në grevë, e jo aq sa pohon ministri.“Me rastin e deklaratës së ministrit të drejtësisë, z.Tupançeski, se 30% e të punësuarve në zyrën e drejtorisë së librave amë janë në grevë, me përgjegjësinë më të madhe pohojmë se rreth 70% e të punësuarve janë të përfshirë në grevë. Kujtojmë se të punësuarit vetë kanë nënshkruar personalisht grevën. Në vend që autoritetet të spekulojnë me numrin e grevistëve, edhe njëherë ju bëjmë thirrje që të vazhdojnë dialogun social dhe të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për kërkesat tona”- thonë sindikata e Drejtorisë për Librat Amë
Greva ka filluar prej më 27 prill,  ndërsa ka nisur si  pasojë e hasjes për tre vjet në vesh të shurdhër të autoriteteve kompetente për rritjen e pagave të punëtorëve në shërbimet e librave amë, të cilat arrijnë në 14.500 denarë, që është më pak se paga minimale. Ata thonë se nëse nuk arrihet marrëveshje do të dalin sërish në rrugë për të protestuar.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments