16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeGrenelli nervozohet, i kërkon llogari USAID-it se pse i asistoi Kosovës në...

Grenelli nervozohet, i kërkon llogari USAID-it se pse i asistoi Kosovës në një projekt për energji solare

Ish-emisari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar USAID-in për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.

Kryeministri Kurti me anë të një postimi në Twitter ka treguar që ka shpallur ankandin për 100 Megawat të energjisë solare në bashkëpunim me USAID-in.

E këtë postim e ka rishpërndarë ish-ambasadori Grenell që ka pyetur USAID-in se për çfarë arsyesh po i jepen ende ndihma qeverisë së Albin Kurtit.

Pse USAID-i po i jep ndihmë qeverisë së Albin Kurit kur ai është i dënuar dhe sanksionuar nga Perëndimi për nxitjen e njëanshme të dhunës? NATO i ka dënuar veprimet e Kurtit”, ka thënë Grenell.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian tashmë ka marrë një varg masash ndëshkuese ndaj Kosovës. Por fatmirësisht deri tash nuk ka pasur masa të zyrtarizuara nga ana e ShBA-ve, megjithëse ishin paralajmëruar nga ana e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments