7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeGjykimi ndaj Zhan Mitrevit është shtyrë për me 13 qershor

Gjykimi ndaj Zhan Mitrevit është shtyrë për me 13 qershor

Me kërkesë të mbrojtjes, në Gjykatën themelore penale Shkup sot sërish është shtyrë gjykimi kundër Zhan Mitrevit, i akuzuar për “mashtrim”.

Mbrojtja e Zhan Mitrevit në seancën e sotme kërkoi shtyrje të gjykimit për shkak se nuk u janë parashtruar të gjitha dëshmitë nga lista e dëshmive nga prokuroria publike dhe kërkoi afat shtesë nga 20 ditë pune për të kryer ekspertizë në dëshmitë dhe 10 ditë pune për përgatitje të mbrojtjes.

“Mbrojtja duhet t’i marrë të gjitha dëshmitë që ndodhen në listën e Prokurorisë publike, në formë të njejtë siç i ka parashtruar prokurori publik, kërkoi një prej mbrojtësve, duke shtuar se mbrojtja kërkon t’i mundësohet, siç tha, “e drejta elementare për prëgatitje të mbrojtjes me shtyrje të kësaj seance”.

Pas një diskutimi të gjatë, prokurori publik nuk e kontestoi kërkesën, ndërsa gjykata e pranoi kërkesën dhe seancën e ardhshme e ricaktoi për më 13 qershor.

Prokuroria themelore publike – Shkup parashtroi aktakuzë ndaj mjekut Zhan Mitrev, si person fizik dhe Propozim të prokurorisë kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhduar penale “mashtrim” nga neni 247 nga Kodi penal.

Lënda është formuar pas zërave në opinion, pasi që IRL vitin e kaluar e publikoi dokumentarin “Gjaku i papastër”, në të cilin zbardhi se spitali privat “Zhan Mitrev” u ka marrë shuma të larta parash pacientëve për hemifiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas çka ishte hapur edhe lënda në PTHP Shkup.

Siç informuan nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, përkatësisht vetëdijësimi dhe papërgjegjësia e mjekimit nuk është lëndë e kësaj vepre penale, por për mashtrim klasik, pëkatësosht mbulim të fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimin, metodë prë të cilën pacientët nuk ishin informuar qartë për të gjitha efeketit tij pozitive dhe negatove, me çka ata ishin vënë në hamendje, ndërkaq me qëllim të përvetësimit të dobisë së paligjshme pronësore.

procesin e udhëheqë gjykatësja Lidia Petrovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments