16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBastisje në Komunën e Tetovës, merren dy kompjutera nën dyshimin për krime...

Bastisje në Komunën e Tetovës, merren dy kompjutera nën dyshimin për krime kibernetike

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se në Prokurorinë Themelore Publike ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik me seli në Selcë e Keçe të Tetovës, A.M.(22) nga i njëjti fshat dhe A.S.(36) nga Miletina e Tetovës.

Ndaj personit juridik për shkak të dyshimit për kryerjen e tri veprave penale “Mashtrim kompjuterik”, “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “keqinterpretim”, A.M. për shkak të dyshimit se i ka kryer tri krimet e përmendura dhe A.S. me dyshimin se ka kryer veprën penale “punë e pavetëdijshme në shërbim”.

-A.S. dyshohet se gjatë vitit 2021 si punëtor në Komunën e Tetovës ka krijuar një adresë e-mail dhe ia ka dorëzuar A.M., që është pronar dhe menaxher i personit juridik, pa pëlqimin dhe dijeninë e eprorit të tij në komunën e Tetovës. Këtë adresë elektronike zyrtare A.M. më pas e ka përdorur për kontakte të drejtpërdrejta me disa rrjete sociale, duke pretenduar rrejshëm se është shef i Sektorit për parandalimin e krimit kibernetik për zonën e Tetovës dhe duke përdorur një ID të rreme me numër të rremë, ka përdorur adresën e emailit për të mbyllur profilet dhe emrat e përdoruesve, dhe personi juridik, në anën tjetër, është paraqitur rrejshëm si agjenci shtetërore për krime sajber, njofton Sektori i Puneve te Brendshme ne Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments