BallinaLajmeGjykata Kushtetuese / U shfuqizua vendimi i kontestuar për urbanizmin në Tetovë...

Gjykata Kushtetuese / U shfuqizua vendimi i kontestuar për urbanizmin në Tetovë sjellë nga Bilall Kasami , fund “vizatimit” të vijave ndërtimore me sy

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme mori vendim me të cilin e shfuqizoi si antikushtetues dhe të paligjshëm vendimin e kontestuar për planifikim urbanistik, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës në qershor të vitit 2024. Vendimi i Gjykatës vjen pas një nisme të paraqitur një vit më parë nga Darijan Sotirovski.

Fund për sistemin paralel dhe abuzimet urbanistike
Sipas iniciatorit Sotirovski, ky vendim gjyqësor paraqet një fitore të rëndësishme që i jep fund përpjekjeve për vendosjen e një sistemi paralel të planifikimit urbanistik në Tetovë, i cili ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet shtetërore.

Me shfuqizimin e vendimit komunal (Vendim për përcaktimin e rregullave në planifikimin urbanistik dhe zbatimin e parametrave brenda një parcele të përcaktuar ndërtimore), parandalohen një sërë parregullsish në terren, ndër të cilat:

  • Vija ndërtimore “me sy”: Shfuqizohet mundësia për përcaktimin dhe ndryshimin e vijës ndërtimore vetëm me procesverbal në vendngjarje.
  • Shtëpi “false” me 8 banesa: Ndalohet ndërtimi i objekteve me sipërfaqe të vogël (420 m²) që regjistrohen si shtëpi banimi (A1), por në realitet kanë deri në 8 njësi banimi, duke anashkaluar rregullat për ndërtesa banesore (A2).
  • Papafingo të paligjshme dhe lartësi: Ndalohet ridedikimi i hapësirës nën çati në hapësirë banimi në kundërshtim me Planin e Detajuar Urbanistik (PDU), si dhe tejkalimi i lartësive të lejuara të ndërtimit.
  • Destinim i palejuar: Ndalohet lejimi i veprimtarive komerciale (B1) në objekte banimi (A1) kur kjo nuk parashihet me plan urbanistik.
  • Keqpërdorimi i bashkësive: Ndalohet ringjallja dhe keqpërdorimi i bashkësive të banimit që kanë ekzistuar në të kaluarën.

“Këshilli i Komunës nuk mund të luajë rolin e Kuvendit”
Sotirovski thekson se me këtë ndërhyrje të Gjykatës Kushtetuese ndalohet zbatimi i akteve nënligjore që janë në kundërshtim me ligjin dhe pengohet që Këshilli i Komunës së Tetovës të marrë rolin e Kuvendit të Republikës duke miratuar vendime që zëvendësojnë ligjet.

Në adresimin e tij ndaj publikut, ai drejtoi edhe kritika të ashpra ndaj politikanëve lokalë për heshtjen e tyre përballë kaosit urbanistik:

“Si qytetarë mundemi me hapa të vegjël çdo ditë t’i shërbejmë të mirës publike. Këshilltarët dhe deputetët që janë të paguar dhe të zgjedhur jo vetëm për t’i shërbyer, por edhe për të luftuar për të mirën publike, le të vazhdojnë të heshtin dhe të miratojnë marrëzitë që çdo ditë e shkatërrojnë Tetovën. E, po, herë pas here le të vazhdojnë të publikojnë fotografi me kryetarin e komunës Bilall Kasami”, porositi Sotirovski…(përkthim www.telegrami.mk)


https://utrinskivesnik.mk/ukinata-spornata-odluka-za-urbanizam-vo-tetovo-kra-za-crta-eto-gradezhni-linii-na-oko/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments