22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeGJKKO dërgon në Kuvend një tjetër letër për Berishën

GJKKO dërgon në Kuvend një tjetër letër për Berishën

TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar një tjetër letër në Kuvend për kryedemokratin Sali Berisha. Kjo letër, vjen pak para dërgimit të komunikimit të parë.

Letra e dytë ka si objekt njoftimin e Kuvendit për “konstatimin e humbjes së fuqisë së masave shtrënguese”.

Më herët GJKKO kishte dërguar në Kuvend një letër, e cila ishte refuzuar më parë nga selia blu. Në kërkesën e dërguar në Kuvend GJKKO kërkonte të informonte këtë institucion, për marrjen në pyetje të Sali Berishës në cilësinë e personit nën hetim.

Letra ishte dërguar në selinë blu disa ditë më parë, por që nuk është pranuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments