12.7 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeGjendja në burgje vazhdon të jetë alarmante !

Gjendja në burgje vazhdon të jetë alarmante !

Situata në burgjet e Maqedonisë së Veriut çdo ditë e më shumë bëhet më e mjerueshme edhe përkundër alarmit të ngritur të shumë institucioneve dhe shoqatave të ndryshme. Edhe pse qeveria çdoherë premton reforma dhe përmirësim të kushteve, deri tani nuk ka asnjë ndryshim serioz dhe gjendja sa shkon e bëhet edhe më e rënduar.

Kujdes i pa mjaftueshëm në burgje

Thuajse të gjitha raportet e shoqatave të ndryshme që kujdesen për kushtet e të burgosurve tregojnë se në burgjet e Maqedonisë së Veriut ka probleme të thella me kushtet për qëndrim, mbipopullimin e burgjeve, korrupsionin e stafit dhe kujdesin e pamjaftueshëm mjekësor për të burgosurit. Në kuadër të kushteve përmirësime janë bërë në rinovimin e një pjese të departamentit të hetimeve të Burgut të Shkupit, si dhe mbyllja e tre pjesëve problematike në Idrizovë, por kjo nuk është aspak e mjaftueshme.

Në burgun e Shkupit të burgosurit i lënë të dalin në ajër të pastër vetëm për një orë në ditë, kurse në qelitë e tyre mbesin në 23 orët tjera. Përveç kësaj, këtyre të burgosurve u ndalohet të takojnë fëmijët që është jashtë standardeve bashkëkohore, si dhe çdo i burgosur duhet të ketë më së paku katër metra katrorë hapësirë në qeli dhe në izolim gjashtë metra katrorë.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk e respektojnë ligjin kur bëhet fjalë për lejimin e të burgosurve që të qëndrojnë jashtë në ajër të pastër. Për këtë qëllim, çdo i burgosur duhet të kalojë të paktën dy orë në ditë jashtë dhe jo vetëm një orë siç veprojnë tani.

Gardianët e korruptuar

Edhe pse me ndihma dhe donacione të organizatave të ndryshme ndërkombëtare janë organizuar kurse për të trajnuar stafin dhe policinë e burgjeve sërish nuk ka trajtim seriozi të burgosurve dhe kushteve të tyre në qelit e burgut.

Në burgje nuk ka psikiatër të punësuar por ai shkon një herë në dy javë për të trajtuar ata që kanë nevojë.

Në burgje nevojitet punë korrekte, kontroll i mirë i punësimit dhe sigurimi i një mjeku për të gjitha shërbimet shëndetësore të kërkuara nga të burgosurit.

Gjithashtu në burgje nuk ka mjek pas orës 16.00 dhe kjo i detyron të sëmurët që të dërgohen në spitale apo të vijë ndihma e shpejtë për t’i mjekuar. Burgjet janë të mbipopulluara dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshëm. Stafi i burgjeve është i korruptuar dhe të burgosurit duke i paguar gardianët fusin brenda burgjeve gjëra të paligjshme, e më së shumti tregtia bëhet me telefona celularë, drogë, ushqim etj.

Të burgosurit të risocializohen dhe të bëhen qytetarë të ndershëm!

Në burgjet e Maqedonisë së Veriut nuk ka staf profesional i cili do të ndihmojë që të burgosurit të risocializohen pasi të kenë përfunduar dënimin e tyre. Kjo nënkupton se gjatë qëndrimit në burg atytre duhet t’iu ofrohet ndihmë psikike dhe mbështetje me këshilla që ata të mund pendohen për gabimet që i kanë bërë dhe pastaj kur të dalin nga burgu të jenë qytetarë të ndershëm dhe të jetojnë më dinjitet. Fatkeqësisht në burgje vetëm se shkatërrohet edhe pak ai dinjitet që e ka njeriu dhe ajo pak shpresë që i ka mbetur për jetë i shuhet e tëra.

Prandaj nevojitet punësim i stafit të përshtatshëm në institucione, të cilët janë të specializuar në risocializimin, zhvillimin dhe zbatimin e programeve të përshtatshme për të burgosurit të cilët duhet të kenë qasje në arsim, veçanërisht për fëmijët e privuar nga liria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments