14.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeMusa Xhaferi: U krijua anarki në BDI, do të kontrollojmë respektimin e...

Musa Xhaferi: U krijua anarki në BDI, do të kontrollojmë respektimin e statutit të partisë, kemi të drejtë të orientohemi edhe në gjykatë

Musa Xhaferi nga BDI për TV21 sqaroi rolin e Këshillit Mbikqyrës të partisë duke shtuar se në këtë mënyrë do të kontrollohet respektimi i statutit të partisë, sepse prej kohësh siç potencoi Xhaferi në BDI u krijua anarki.

“Këshilli Mbikqyrës i partisë është një organ që tash është i Këshillit të Përgjithshëm i cili do të mbikqyre mbarëvajtjen e punës partiake gjegjësisht respektimin e statutit dhe programit partiak për arsye se partitë politike janë subjekte juridike të regjistruara në gjyq dhe nëse ka shkelje statutare vërejtjet duhet të deponohen së pari në parti dhe nëse jo Këshilli Mbikqyrës ka të drejtë ti orientojnë edhe në gjykatat e vendit për të marrë një përgjigje konform asaj se sa është rrespektuar statuti i partisë. Kjo ka një rëndësi të veçantë në këtë kohë sepse hym me një fazë trevjçare pas Kongresit, ku nuk kishim konstituim të organeve dhe u krijua një anarki në BDI gjatë vendimarrjeve të përgjithshme qofshin kuadrovike qofshin politike”, tha Xhaferi për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments