11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeGima Show’, nga 12 premtime vetëm 4 i ka realizuar

Gima Show’, nga 12 premtime vetëm 4 i ka realizuar

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri po e ka problem që të realizoj premtimet që i ka dhënë në gjatë fushatës.

Sipas Instituti ‘GAP’, nga 12 premtime që Bahtiri ka dhënë, vetëm 4 i ka realizuar, transmeton Indeksonline.

Një premtim është gjysmë i përmbushur, pesë i ka filluar dhe dy premtime ende nuk ka nisur.

Premtimet që Bahtiri i ka realizuar deri më tani:

– Nuk do të tërheq pagën si kryetar i komunës. Atë do ta dedikoj për student të dalluar.

– Regjistrimi dhe publikimi i të gjitha pronave komunale

– Menaxher në secilën shkollë për të vlerësuar punën dhe performancen e mësimdhënëseve

– Ndriçim publik, ulëse për qytetarët si dhe shporta për hedhjen e mbeturinave përgjatë gjithë lumit Ibër.

Kurse në realizim është projekti për pishina të hapura dhe të mbyllura afër liqenit artificial.

Ndërsa ende nuk ka filluar të realizoj premtimet për ‘ËC publike përgjatë lumit Ibër, afër liqenit artificial’ dhe ‘Lokomotiva për bartjen e fëmijëve dhe të moshuarave përgjatë lumit Ibër’.

Premtimi i madhe se do të hapte 3800 vende pune ka filluar të realizohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments