13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaGërma “Z” e ushtrisë ruse, shërbimet sekrete në garë për ta deshifruar

Gërma “Z” e ushtrisë ruse, shërbimet sekrete në garë për ta deshifruar

Nga Ekonomia Online

Shërbimi sekret në Ukrainë bashkë me ato të vendeve perëndimore po mundohen të kuptojnë se çfarë është shenja Z shkruar mbi automjetet ushtarake ruse.

Paraditen e të dielës në qytetin Belgorod në kufirin e Rusisë me Ukrainën shërbimet inteligjente kanë fotografuar automjete ushtarake, autoblinda dhe tanke të markuara me shenjë Z.

Belgorod, është disa kilometra larg me kufirin ukrainas dhe qyteti e Kharkiv. Mediat e Ukrainës thonë se nuk është e qartë se çfarë do të thotë markimi me Z i këtyre mjeteve ushtare, mbase një lajm i keq.

Analistët e çështjeve të sigurisë thonë se Rusia duke mbështetur rebelët pro rus tashmë ka zaptuat territore të Ukrainës në përmasa më të mëdha se shtetet si Zvicra, Holanda apo Danimarka.

Me aneksimin e Krimesë dhe të pushtimin e Rajonit Donbas në 2014 rreth 7 milion njerëz e gjetën veten e tyre nën okupimin rus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments