3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeGashi kundër digjitalizimit të librave: Është sikurse projekti i Gruevskit për kompjuterët

Gashi kundër digjitalizimit të librave: Është sikurse projekti i Gruevskit për kompjuterët

Partia opozitare, Alternativa është deklaruar kundër digjitalizimit të librave shkollorë.

Këtë e ka shprehur, kryetari i partisë, Afrim Gashi në takimin joformal që është duke e mbajtur në selinë e partisë në Shkup.

Vlerëson, se ndryshimet ligjore me të cilat parashihet futja e librave digjitalë në procesin arsimor, është në po të njëjtën vijë me projektin e ish qeverisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski “kompjuter për çdo nxënës”.

“Digjitalizimi i bie si projekti i Gruevskit. Tani jo nga një kompjuter, por laptop… Laptopi mund të jetë ndihmesë apo plotësim në mësim, por jo të zëvendësojë tesktet shkollore”, tha Gashi./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments