11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeShahpaska: Pushimi lehonisë do të zgjatet për më shumë se nëntë muaj,...

Shahpaska: Pushimi lehonisë do të zgjatet për më shumë se nëntë muaj, edhe babai mund të marrë pushim nga puna

Me ndryshimet e reja në Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, babai do të ketë mundësinë të përfshihet në pushimin e lindjes.

Lidhur me disa nga ndryshimet e këtij ligji sonte, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sqaroi se me ndryshimet e reja,

pushimi i lindjes do të jetë rreth 12 muaj, nga të cilët 5 muaj parashikohen si pushimi i detyrueshëm kurse pjesa tjetër mund të kombinohet me babanë.

Nisemi nga standardet e vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe këtu njihen tre kategori: pushimi i lindjes, atësia dhe prindërimi.

Do të ishte një periudhë fleksibile e prindërimit, që njëri prind të heqë dorë nga një pjesë e së drejtës për atë leje prindërore prindit tjetër…do të kërkojmë të gjejmë ekuilibrin sepse mungesa shumë e gjatë e një gruaje nga tregu i punës e vë atë në një pozitë të keqe, “tha ministrja Shahpaska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments