FRASH-i i shkruan letër Carovskës, kërkon tërheqjen e menjëhershme të “Gjeografisë”

24

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët i ka dërguar sot letës, ministres së Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska nëpërmjet të cilës kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të librit të “Gjeografisë” për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar.

Po ju shkruajmë këtë letër për t’ju kërkuar tërheqjen urgjente nga përdorimi të librit “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”, bazuar në Ligjin për Librat Shkollorë për Arsim Fillor dhe të Mesëm, gjegjësisht neni 26, pika 2 e cila thotë: “Libri shkollor tërhiqet nga përdorimi edhe nëse përmban materie me të cilën ofendohen historia, kultura dhe vlerat tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, popullit maqedonas, si dhe qytetarëve të cilët jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë.” Libri i lartpërmendur përshkruan historinë e shqiptarëve të Maqedonisë Veriut në mënyrë jo shkencore dhe ofenduese”, thuhet mes të tjerash në letër.Më poshtë e ken edhe letrën që FRASH-i ia ka dërguar Carovskës.