10.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeFranca ka ndaluar me ligj paditë për erën dhe tingujt e kafshëve...

Franca ka ndaluar me ligj paditë për erën dhe tingujt e kafshëve të fermës

Franca tashmë ka një ligj që mbron “trashëgiminë shqisore të fshatit francez”, i cili u jep disa përfitime fermerëve, por ligji i miratuar rishtazi synon t’u japë më shumë mbrojtje fermerëve vendas sesa të ardhurve.

Parlamenti i Francës miratoi sot një ligj për të mbrojtur fermerët nga ankesat e fqinjëve për zhurmën ose aromat e pakëndshme që dalin nga aktivitetet bujqësore, me synimin për të ndaluar “abuzimet e mundshme” në paditë nga ish-banorët e qytetit që janë shpërngulur në fshat.

“Ky projektligj do t’i japë fund proceseve gjyqësore të dhunshme ndaj fermerëve të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veç punës së tyre, që është të na ushqejnë. Është një ligj i bazuar në sensin e shëndoshë”, shkroi ministri francez i Drejtësisë Eric Dupont-Moretti në rrjetin X.

Pothuajse 500 fermerë francezë janë paditur për zhurmën dhe aromat e pakëndshme që vijnë nga fermat e tyre.

Franca tashmë ka një ligj që mbron “trashëgiminë shqisore të fshatit francez”, i cili u jep disa përfitime fermerëve, por ligji i miratuar rishtazi synon t’u japë më shumë mbrojtje fermerëve vendas sesa të ardhurve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments