19.4 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeArrin në Kosovë batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s

Arrin në Kosovë batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Italia ka dislokuar trupa shtesë të tyre në Kosovë.

KFOR-i bëri të ditur se trupat shtesë i përkasin batalionit italian të Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s.

“Batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është dislokuar në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s – KFOR”, thuhet në njoftim.

Ata nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të ushtarëve italianë që janë dislokuar në Kosovë, teksa Zvicra ishte shteti i fundit që e ka shtuar numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments