10.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeFOTO/Sot është në koalicion, ja si i quante katër vite më parë,...

FOTO/Sot është në koalicion, ja si i quante katër vite më parë, Bekim Qoku, ASH-në, Besën dhe Alternativën

Anëtari i koalicionit opozitar VLEN, Bekim Qoku kohë më parë përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka cilësuar Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit si strehë sllavo – komuniste në kohën kur kjo e fundit po bënte koalicion me LSDM maqedonase, ndërsa sot ka ndryshuar në mënyrë drastike mendimin e tij.

Ai duke komentuar koalicionin mes Besës dhe LSDM, ka shkruar: “Koalicioni LSDM – BESA duhet të bëhet në Muzeun e krimeve sllavo – komuniste dhe LSDM-iste ndaj shqiptarëve, jo në atë të Artit Bashkëkohor”.

Ai aso kohe përveç Lëvizjen Besa, në të njëjtën ditë kishte sulmuar edhe koalicionin e ASH-së dhe Alternativës. Për çudi, Qoku sot është pjesë e një koalicioni opozitar bashkë me Lëvizjen Besa, ASH-në e Taravarit dhe Alternativën. A thua vallë çfarë e bëri atë të ndryshojë qëndrim?!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments