Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alterantiva ka reaguar për mënyrën se si është duke i trajtuar BDI fëmijët në fushatë, duke i shkelur rëndë të drejtat e fëmijëve.
“Ky fenomen po përsëritet shpeshherë në tubimet e BDI-së. Rasti i fundit ishte ai i keqpërdorimit të fëmijëve nga kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, znj. Teuta Arifi , e cila kishte publikuar foto në profilin e saj zyrtar me fëmijët e Klubit të Boksit ‘Shkëndija NoLimit’ duke tentuar që të fitojë pikë politike. Ky gjest i shëmtuar i Teuta Arifit duke u fotografuar me fëmijë në mes të kampanjës na kujton edhe më shumë së kryetarja në ikje nuk ka bërë asgjë për femijet e Tetovës, duke i lënë ata pa asnje park për fëmijë, pa kënd lojrash për ta, pa aktivitete sportive dhe pa sy e faqe shkon e fotografohet me fëmijë në kohë fushate”, thekson koalicioni opozitar.tvshenja
