7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeFOTO/ KOALICIONI ASH-AAA: BDI KEQPËRDOR EDHE FËMIJËT NË FUSHATËN PARAZGJEDHORE!

FOTO/ KOALICIONI ASH-AAA: BDI KEQPËRDOR EDHE FËMIJËT NË FUSHATËN PARAZGJEDHORE!

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alterantiva ka reaguar për mënyrën se si është duke i trajtuar  BDI fëmijët në fushatë, duke i shkelur rëndë  të drejtat e fëmijëve.

“Ky fenomen po përsëritet shpeshherë në tubimet e BDI-së. Rasti i fundit ishte ai  i keqpërdorimit të  fëmijëve  nga  kandidatja  për kryetare të Komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, znj. Teuta Arifi , e cila kishte publikuar foto në profilin e saj zyrtar me fëmijët e Klubit të Boksit ‘Shkëndija NoLimit’ duke tentuar që të fitojë pikë politike. Ky gjest i shëmtuar i Teuta Arifit duke u fotografuar me fëmijë në mes të kampanjës  na kujton edhe më shumë së kryetarja në ikje nuk ka bërë asgjë për femijet e Tetovës, duke i lënë ata pa asnje park për fëmijë, pa kënd lojrash për ta, pa aktivitete sportive  dhe pa sy e faqe shkon e fotografohet me fëmijë në kohë fushate”, thekson koalicioni opozitar.tvshenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments