12.5 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilipçe /S’ka raste të reja me korona virus në Maqedoni, do të...

Filipçe /S’ka raste të reja me korona virus në Maqedoni, do të testohen 40-80 persona në rajonin e Dibrës

Nuk ka raste të reja me korona virus në Maqedoni. Për momentin po testohen shtatë persona.

“Në këtë moment po testohen 7 pacientë, tre persona janë nga Dibra të cilët kanë simptoma. Dy pacientë testohen në Qendrën e shëndetit publik në Shtip ndërsa dy në Klinikën infektive. Këta katër pacientë gjatë periudhës së kaluar kanë udhëtuar në Austri ose Gjermani”, deklaroi Filipçe.

Gjendja e pacientes së parë, e cila ishte rasti i parë e diagnostikuar dhe shëruar me korona virus, është stabile dhe ajo është lëshuar në mjekim shtëpiak.

“Nuk ka raste të reja të diagnostifikuara me korona virus gjatë periudhës së kaluar. Pacientja e parë është lëshuar në gjendje të mirë shëndetësore. Pasqyra e mushkërive tregoi se nuk ka pasoja të mëdha dhe është dërguar në mjekim shtëpiak. Të gjithë ata që kishin kontakt me të janë testuar dhe nuk kanë simptoma por janë të shëndetshëm”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në mënyrë shtesë, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize, do të kryhen analiza dhe kontrolle shtesë, tha ministri.

“Bëhet fjalë për një formë skriningu, sipas përvojave botërore, kjo vlen madje edhe për njerëz për të cilët nuk jemi të sigurt se ishin në kontakt me persona të infektuar ose për njerëz për të cilët dyshojmë. E zgjerim numrin e njerëzve. Presim që sot të arrijnë rreth 40 – 50 madje 80 persona me qëllim që ky rajon të skenohet në mënyrë të detajuar”, pëfundoi Filipçe.

Ministri i shëndetësisë, Filipçe tha se në orën 19  Qeveria do të mbajë seancë të re, me çka puna e gjykatave dhe eksporti i produkteve ushqimore me shumë gjasa do të jetë pjesë e temave për të cilat do të vendoset në seancën e sotme qeveritare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments