8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Shtatë persona tjerë testohen për koronën, nga Shtipi, Tetova, Kumanova, Kërçova...

Filipçe: Shtatë persona tjerë testohen për koronën, nga Shtipi, Tetova, Kumanova, Kërçova dhe Ohri (VIDEO)

Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë në RMV në konferencën për media në ora 13.30 raportoi se testohen 7 persona të tjerë për virusin korona. Ata janë nga: Shtipi, Tetova, Kumanova, Kërçova dhe Ohri.

“Personat nga Tetova, Kumanova, Kërçova dhe Shtipi kanë qenë në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Pas disa ditëve që janë kthyer kanë temperaturë të lartë dhe tani janë në izolim. Gjatë ditës do të kemi rezultatet. Nga Ohri kemi dy gra shtatëzëna dhe një person tjetër, ata janë sjellë nga Dibra dhe njëra është në Shkup, tjetra në Ohër, janë në gjendje stabile dhe janë në izolim” tha Filipçe.

Ai tha se gjithë 13 pacientët që janë në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë në gjendje stabile.

“Vetëm pacientja e parë nga Dibra, që ishte me burrin e saj, ende mbetet në aparate respiratore. Të tjerët janë mirë.” tha Filipçe.

Në Maqedoni tani për tani numri i të infektuarve me virusin është 18. Rikujtojmë se njëra është shëruar dhe ajo më nuk llogaritet në numrin e pëgjitshëm të të infektuarve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments