11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMbyllet aeroporti në Ohër, TAV Maqedoni me mbështetje ndaj masave qeveritare për...

Mbyllet aeroporti në Ohër, TAV Maqedoni me mbështetje ndaj masave qeveritare për koronavirusin

Në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, të sjell në seancën e mbrëmshme për mbylljen e aeroportit “Shën Pali”-Ohër nga TAV Maqedoni informojnë se kanë vendosur ta mbyllin aeroportit në Ohër duke filluar që në mesnatë më 15.03.2020, me qëllim që t’i mbështesë përpjekjet qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Si operator i aeroportit, për këtë vendim i njoftojmë të gjitha kompanitë ajrore të cilat fluturojnë nga deri në aeroportin ‘Shën Pali’ dhe ua ofruam Aeroportin e Shkupit si opsion për orientimin e fluturimeve të tyre. Për informacione lidhur me fluturimet e nesërme të cilat është dashur të realizohen nga Aeroporti i Ohrit, nga destinacionet e ardhshme, koha e arritjes dhe kompanitë ajrore:

Vjenë – 7:50 minuta – Vizer

Curih – 8:55 – Edelvajs

Malme 17:35 – Vizer

Bazel – 18:30 – Vizer

I lusim të gjithë udhëtarët t’i kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore, theksohet në kumtesën e TAV Maqedoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments