11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Propozuam që ora policore të fillojë nga e mërkura prej orës...

Filipçe: Propozuam që ora policore të fillojë nga e mërkura prej orës 22:00

“Propozuam orë policore prej orës 22:00 deri në ora 05:00, në territorin e të gjithë shtetin, nga e mërkura (10 mars)”.

Kështu ka shkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në faqen e tij në Facebook, në lidhje me rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, për t’u vendosur orë policore, për shkak të rritjes së rasteve të reja.“Ky propozim është për shkak se në javët e fundit, më shumë të infektuar ka për shkak të transmetimit të virusit në tubime, por edhe për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje, siç janë mbajtja e maskës, distancës dhe mosgrupimi”, shkruan Filipçe.

Ai bënë thirrje për disiplinë, e cila sipas tij, tani është më se e nevojshme për të kontrolluar përhapjen e COVID-19.

Ndryshe, për propozimin që të vendoset orë policore nga ora 22:00, Qeveria e RMV-së duhet të merr vendim nesër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments