12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmePDIU: Gëzuar 8 Marsin, shqiptaria falë jush ka më shumë mençuri e...

PDIU: Gëzuar 8 Marsin, shqiptaria falë jush ka më shumë mençuri e hijeshi!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas shprehim vlerësimin e mirënjohjen e madhe për aktivizmin dhe kontributin e grave dhe vajzave për zhvillimin e vendit tonë. Gratë shqiptare kanë zhvilluar sipërmarrje të suksesshme në disa sektorë dhe po mposhtin stereotipet gjinore përmes arritjeve të tyre në fushën e artit, biznesit dhe botës akademike. Përdorimi i ekspertizës së tyre është thelbësor për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.Po ashtu, dëshirojmë të shprehim angazhimin e PDIU-së për të mbështetur fuqizimin e grave, që shpesh në rrethana jashtëzakonisht të vështira, përballen me pengesa të vazhdueshme për pjesëmarrjen e tyre politike.PDIU mbështet përpjekjet për të kapërcyer këto pengesa dhe gjykon që avancimi i pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet e qeverisjes është një hap që duhet ndërmarrë përtej kuotave gjinore.Ne do të vazhdojmë të punojë për përfshirjen e mëtejshme dhe fuqizimin e grave në vendimmarrje në nivel lokal dhe kombëtar.Gëzuar 8 Marsin grave, vajzave, nënave dhe motrave tona! Shqiptaria falë jush ka më shumë mençuri e hijeshi!Në foto: Vajzë çame veshur me kostumin e Prevezës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments