4.3 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Nxënësit, prindërit dhe mësuesit të jenë të kujdesshëm, nuk duam të...

Filipçe: Nxënësit, prindërit dhe mësuesit të jenë të kujdesshëm, nuk duam të na kthehen kufizimet

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ju është drejtuar prindërve, nxënësve dhe punonjësve në arsim, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ai thotë se pandemia ka shkaktuar ndryshime të shpejta dhe tektonike në arsim, si dhe ju bëni thirrje atyre që t’i respektojnë masat shëndetësore për parandalimin e coroanvirusit.

Besoj se për shumë prej jush, mënyra e re e fillimit të këtij viti shkollor po shkakton një ndjenjë pasigurie. E di që shumë duan që mësimi të zhvillohet ndryshe dhe sinqerisht i kuptoj të gjithë. Por, si një punëtor shëndetësor dhe përgjegjësi i parë në betejën me pandeminë, unë kërkoj mirëkuptim dhe mbështetje për të gjitha vendimet shëndetësore që kemi marrë në lidhje me procesin arsimor. Çdo vendim bazohet në qëllimin parësor dhe më të rëndësishëm, mbrojtjen e shëndetit publik, mbrojtjen e sistemit shëndetësor dhe tejkalimin e krizës. Çdo vendim që kemi marrë është sjellë në mënyrë që të sigurojmë një proces arsimor të mirë, por edhe të sigurt. Dhe kjo është qasja e vetme e saktë në kushtet kur nuk ka zgjidhje ideale”, thotë Filipçe.

Ai më tej shton se hapja e plotë e shkollave është treguar si rrezik i madh në vendet që e kanë bërë, ndërsa në disa ka çuar edhe në kthimin e kufizimeve të ashpra.

“Besoj se askush nuk e dëshiron këtë. Të gjithë e mbajmë mend mirë se çfarë dëmesh i bënë shëndetit mendor, ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi. Ato janë gjëja e fundit që duam të përdorim dhe prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Të gjithë nxënësit që kthehen në shkollë, prindërit dhe mësuesit e tyre duhet të jenë shumë të përgjegjshëm”, thotë Filipçe.

Ndryshe, deri në 600 shkolla kanë filluar mësimin me prani fizike./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments