7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe apel myslimanëve: Qëndroni në shtëpi për iftare, mos u grumbulloni në...

Filipçe apel myslimanëve: Qëndroni në shtëpi për iftare, mos u grumbulloni në Xhami

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dalë me apel të ri për besimtarët mysliman.Njoftoi se gjatë javës së ardhshme, do t’i ftojë krerët fetarë, atë të Bashkësisë Fetare Islame dhe të Kishës Ortodokse për të dërguar apel deri te besimtarët e tyre.

Fton myslimanët të qëndrojnë në shtëpi për iftare, të mos grumbullohen në xhami, ndërkaq ortodoksëve u thotë të mos kremtojnë në kisha për Pashkët.

“Është shumë e rëndësishme që tani të gjithë faktorët relevantë të përfshihen në këtë proces. Shumë është me rëndësi që edhe liderët fetarë tani të kuptojnë, se situata tani është me të vërtetë serioze, se mund të përkeqësohet në mënyrë shtesë situata në spitale, diçka që duam të gjithë ta tejkalojmë. Unë dua që t’i ftoj javën e ardhshme të dy liderët, atë të Kishës Ortodokse dhe të Bashkësisë Fetare Islame dhe t’i lus që të dërgojnë apel deri te besimtarët e tyre që të qëndrojnë në shtëpi këtë vit. Le të qëndrojnë në shtëpi për iftare, të mos grumbullohen në xhami. Të mos ketë thirrje për të kremtuar në Kishë. Do të thotë, është shumë me rëndësi që të kyçen të gjithë, dhe jo vetëm ne që i menaxhojmë kapacitetet spitalore”, tha Filipçe në intervistën për Kanal 5, përcjell TV21.

Se a pritet të ashpërsohen masat gjatë festave, Filipçe deklaroi se tani për tani do të analizohen numrat me Covid-19 dhe më pas do të vendoset.

Filipçe: Situata po qetësohet, por kujdesi duhet shtuar

Sipas analizave epidemiologjike, faktori RO ka rënë nën 1 dhe shpresojmë të mbetet i tillë. Mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe tinëzar. Ballafaqimi me këtë valë të tretë, e cila është shumë e fortë, është jashtëzakonisht i vështirë, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në Evropë”.

Nga Ministria e Shëndetësië kanë njoftuar se nëpër spitalet e vendit momentalisht po mjekohen 1699 pacientë dhe ka edhe 300 krevate të lira për trajtim të pacientëve me koronavirus.

“Gjithsej 686 pacientë po kurohen në repartet infektive të kryeqytetit. Në spitalin në Manastir, janë hospitalizuar 124 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me Covid 19. Në spitalin në Shtip, janë hospitalizuar 90 pacientë. Në Klinikën Infektive në Tetovë ka 43 pacientë, në Veles 101, në Kumanovë 100. Në qendrën Covid në Ohër të hospitalizuar janë 110 pacientë, në Prilep 132, në Gostivar 37, në Strugë 22. Në Strumicë, 99 të hospitalizuar, në Koçan 26, në Kërçovë 40, Kavadar 67, Gjevgjeli 22 të hospitalizuar”.

Përndryshe, në vendin tonë po vazhdon procesi i imunizimit, ndaj personave të moshuar dhe të kategorisë së infastrukturës kritike.

Bashkësia fetare Islame doli me deklarim lidhur me vaksinën anti Covid. Kryetari Shaqir Fetahu tha se të gjitha vaksinat kundër Koronës, nuk e prishin agjërimin e agjëruesit edhe nëse merret gjatë ditës së agjërimit të Ramazanit.

“Meqenëse këto vaksina nuk depërtojnë në organizmin e njeriut përmes rrugëve natyrore të konsumimin të ushqimit dhe pijeve por depërtojnë përmes gjilpërës dijetarët mysliman duke u mbështetur në argumentet autentike konstatuan se vaksinimi kundër koronës nuk e prish agjërimin. Kjo përforcohet gjithashtu nga fakti se vaksina nuk ka as trajtim ushqyes e as vitaminoz, nuk arrin as në fytin e as në lukthin e njeriut, prandaj edhe nuk e prish agjërimin”.

Mirëpo, nga BFI sqarojnë nëse besimtarit mysliman gjatë agjërimit i paraqiten komplikime apo efekte anësore për shkak të vaksinimit apo për ndonjë shkak tjetër, atëherë është i detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të mjekëve, e nëse prishet agjërimi me përdorimin e ndonjë medikamenti tjetër, atëherë këtë ditë të agjërimit e kompenson me një ditë tjetër pas Ramazanit. Sipas shifrave të publikuara një ditë më parë, në vendin tonë, deri tani janë vaksinuar vetëm 0.7% e popullsisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments