11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeFaton Ahmeti: Filloi një proces i ri ...

Faton Ahmeti: Filloi një proces i ri …

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka komentuar tubimin e mbrëmshëm në Shkup ku u promovua kandidatura e Bujar Osmanit si kandidat për president, duke shënuar se:

Sot po fillojmë një proces të ri dhe madhështor për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Komandantin e UÇK-së, z. Ali Ahmetin, gjithmonë ka zgjedhur betejat e rënda politike dhe të njëjtat i ka realizuar me sukses, duke filluar nga avansimi i përgjithshëm i shqiptarëve deri te menaxhimi me funksionet e larta shtetërore , siç janë: Kryeparlamentari, Kryeministri dhe tani Presidenti i vendit.

Dr. Bujar Osmani është kuadër i dëshmuar si në profesionin e mjekut ashtu edhe në diplomaci. Mandatin e fundit qeverisës, diplomacia e Maqedonisë së Veriut ka qenë ndër më të suksesshmet në historinë e shtetit, duke e shndërruar vendin në një epiqendër rajonale dhe botërore, të vendimeve të rëndësishme politike.

Me Bujarin – President, të gjithë qytetarët e vendit do të ndihen të nderuar dhe të përfaqësuar.

Kemi dëshmuar dhe do të dëshmojmë edhe në të ardhmen se kemi kapacitet dhe guxim për t’u prirë proceseve që janë në të mirën e të gjithë qytetarëve.

Na priftë e mbara!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments