Sot u mbajt mbledhja e Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit.
 Në fokus u vendos nevoja për përpilimin e Strategjisë për liberalizim dhe zhvillim të tregjeve financiare me theks të veçantë mbi:
 Tregun e kapitalit
 Ligjet e reja në fushën e bankave
 Sigurimin
 Shërbimet pagesore
 Revizionin
 Qëllimi është që të mundësohet drejtimi i duhur i zhvillimit të mëtejshëm përmes krijimit të burimeve të mjeteve, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për investime strategjike dhe të gjelbërta, që janë nxitës të rritjes ekonomike dhe gjenerues të vendeve të reja të punës.
