3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Qytetarët janë të korruptuar”, Joveski tha se Xholevi ka dorëzuar padi

“Qytetarët janë të korruptuar”, Joveski tha se Xholevi ka dorëzuar padi

Kryeprokurori republikan, Ljubomir Joveski është deklaruar në lidhje me deklaratën e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev ku thotë se “qytetarët vet na ofrojnë bashkish dhe fajin për këtë e kanë mediat – shkruajnë se gjykatësit janë të korruptuar”.

Joveski, tha se tashmë Xholevi ka parashtruar kallëzim penal se i është ofruar mito, megjithatë nuk e di se nëse ai ka të bëjë me deklaratën në fjalë.

“Kryetar i Gjykatës Penale ka dorëzuar kallëzim penal për mito, nëse e ka bërë këtë tani, unë nuk kam informacion”, tha Joveski në pyetjen e gazetarëve derisa u pyet nëse Prokuroria do të hapë rast për deklaratën e Xholevit, transmeton TV21.

Ndërkaq, Xholevi ditë më parë tha:

“Unë konsideroj se qytetarët janë vetë të korruptuar dhe askush nuk shkruan për këtë. Personalisht më ofrojnë që t’u përfundoj ndonjë lëndë, haptazi tregojnë synimin që të japin bakshish apo mito, jo vetëm te unë, por edhe te kolegët tjerë. Unë ju them: “Aj, ju lutem!”. Konsideroj se për këtë janë fajtor mediat, duke shkruar vazhdimisht se gjykatësit janë të korruptuar. Praktikisht, i ushqejnë qytetarët me informacione të tilla dhe i mësojnë se në atë mënyrë duhet të fitojnë vërtetim para gjykatës”./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments