11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeFamilja Ajvazi përgënjeshtron njoftimet për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës

Familja Ajvazi përgënjeshtron njoftimet për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës

Familja Ajvazi nga Haraçina ka përgënjeshtruar, sic thonë nga kjo familje, lajmet e rrejshme që qarkullojnë në opinion se Kryetari I Komunës së Haraçinës, është sulmuar nga Familja Ajvazi.

“Për të gjitha këto genjeshtra që ka shpikur ai ndaj meje dhe familjes time duhet të kërkoj falje publike” – thuhet në reagimin e Familjes Ajvazi.

Nga kjo familje gjithashtu hedhin poshtë informacionet se janë anëtarët e kësaj familjeje që prishin rendin dhe qetësinë publike, duke drejtuar gishtin diku tjetër.

“Se nuk mund ta prish jaraninë me LSDM-në dhe huliganat e narkomanat të cilët janë ata që vërtetë e prishin rendin dhe qetësinë në Haraçinë, e po na i helmojnë fëmijet tanë” – thuhet në reagimin e Familjes Ajvazi.

Familja Ajvazi thotë se si degë dhe anëtarsia më e gjerë kanë kërkuar që Drejtori i shkollës i cili është emëruar në vitin 2018 në SH.F “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Haraçinë të zëvendësohet me kuadër të BDI-së

“Kryetari i sotshëm qe unë si kryetar dege e kam propozuar për Drejtor në Kliniken e Femijeve në Shkup i cili në krah të luftës dhe kësaj sakrifice 10 vite me radhë i ka shfrytëzuar beneficionet e shtetit, dhe po i njejti sot është bër Kryetar i Komunës së Haraçinës poashtu me propozimin e kryetarit të degës Brahim Ajvazi” – thuhet më tej në reagim. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments