13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionFjalët rrënqethëse të Ramazan Bekteshit,veprimtarit nga Amerika teksa përshëndetet me Kosovën.

Fjalët rrënqethëse të Ramazan Bekteshit,veprimtarit nga Amerika teksa përshëndetet me Kosovën.

Mëngjesin e sotëm veprimtari nga Amerika ka shkruar disa fjalë teksa ka lënë Kosovën për të udhëtuar në vendin ku po jeton tashmë e një kohë.

Ramazan Bekteshi, i cili njihet për veprimtarin e tij të bujshme nga diaspora përmes disa fjalëve ka përmbledhur ngjarjet që kanë përfshirë Kosovën dhe rajonin.

Ai thotë që Kosovën e ka lënë në duar të sigurta mirëpo Shqipërinë si në kohën e Zogut, përcjell “Bota sot”.

Veprimtari përmendi edhe Maqedonin, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.

Kosova ende mbetet një xixë shprese e shqiptarizmës në ballkanin e trazuar, – dhe çdo përçarje atje eshtë edhe një shansë për armikun, vetëm të bashkuar e mposhtim Sërbinë, shkruan tutje Bekteshi.

Postimi i plotë

“Dallëndyshet” ikin me hezitim!

Kosovën e lash në duarë të sigurta, me një zot e zonjë shtëpie që kujdesen fort për njerëzit dhe tokën e tyre. Qytetarët e saj me votën e tyre kanë mbush një det shpresash me optimizëm në tokën e ‘djegur’ derisa një pjesë e humbësve, një pjesë e medias, Srbska, dhe sindikatat e orkestruara, e kanë mbush vendin plotë me dëshprim e mjegull!

Shqipërinë e lash ngjajshëm si në kohën e Zogut, në miqsi me Pashiqin dhe Serbinë, si për kob edhe sot, kryeministri i saj është në lidhje të ngushtë miqësore me kryetarin serb. Rama s’i thotë Vuçiqit të njeh Kosovën pas aq shumë tragjedive që ia shkaktoi asaj i vëllai tij, një kriminel lufte, por e mbron atë me të gjithë qenjen e tij prej tradhtari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments