15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeFadil Zendeli: Lëvizja BESA kërkon komision për reforma në sistemin juridik, ku...

Fadil Zendeli: Lëvizja BESA kërkon komision për reforma në sistemin juridik, ku do te jenë të përfshira SHBA dhe BE

 Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli përmes një postimi në Facebook thotë se duke i percjellur zhvillimet e fundit politike në vend, Lëvizja BESA konform qëndrimit të saj se duhet të ketë një komision për reforma në sistemin juridik, ku do te jenë të përfshira SHBA dhe BE

Sipas tij kjo për më shumë edhe nga shkaku që përfundimisht Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet institucional dhe pa përkrahjen e këtyre shteteve mike nuk mund të dale nga kjo krize e thellë e cila e ka kapluar.
Duke i percjellur zhvillimet e fundit politike në vend, Lëvizja BESA konform qëndrimit të saj se duhet të ketë një komision për reforma në sistemin juridik, ku do te jenë të përfshira SHBA dhe BE, do t’ju drejtohet përfaqësive të këtyre vendeve që të kyçen më drejtpërdrejtë në zgjidhjen e krizës së thellë institucionale me të cilën ballafaqohet vendi. Kjo për më shumë edhe nga shkaku që përfundimisht Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet institucional dhe pa përkrahjen e këtyre shteteve mike nuk mund të dale nga kjo krize e thellë e cila e ka kapluar. Ditëve në vijim, Lëvizja BESA do t’ju drejtohet me një leter këtyre shteteve përmes përfaqesive të tyre diplomatike në vend, duke elaboruar idenë e Komisionit shtetëror për reforma në sistemin juridik të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments