11.9 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeEMV: Besiana Xhaferi-Beqiri edhe në të kaluarën ka qenë e përfshirë në...

EMV: Besiana Xhaferi-Beqiri edhe në të kaluarën ka qenë e përfshirë në menaxhimin e sezonit të ngrohjes…

burimi i lajmit

https://tv21.tv/emv-besiana-xhaferi-beqiri-edhe-ne-te-kaluaren-ka-qene-e-perfshire-ne-menaxhimin-sezonit-te-ngrohjes-ka-kryer-detyrat-me-profesionalizem/

Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se janë formuar tre kompani me të cilat do të konkurrohet në shpalljen e Qeverisë për menaxhim të ngrohjes qendrore në Shkup, në vend të Balkan Energy Group. Nga EMV thonë se në punët mbikëqyrëse janë punësuar tre persona, të ciltë në SH.A. EMV janë me detyra të rregullta pune, ndërsa detyrimet në kompanitë e reja u janë caktuar si detyrim shtesë pune.

“Personi Besiana Xhaferi Beqiri është e punësuar si juriste në sektorin e zhvillimit dhe investimeve dhe është anëtare e bordit të drejtorëve të njërës prej Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar të themeluar nga një person. Ajo gjatë sezonit të kaluar të ngrohjes ka qenë e përfshirë në detyrat e punës gjatë procesit të menaxhimit të BEG nga SH.A. EMV, detyra të cilat i ka kryer në nivelin më të lartë profesional, si dhe të gjithë punëtorët e tjerë të përmendur”, thonë nga EMV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments