11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeEjup Rustemi: Rruga e Arbrit do të lidhet nëpërmjet Kërçovës, deri në...

Ejup Rustemi: Rruga e Arbrit do të lidhet nëpërmjet Kërçovës, deri në nëntor të vitit 2023 do të jetë gati

Drejtori i Ejup Rustemi i ftuar në TV21 tha se pjesë e “Rrugës së Arbrit” që do të lidhet me Shqipërinë do të jetë nëpërmjet Kërçovës. Sipas drejtorit Rustemi është një rrugë magjistrale prej 20 km që do të lidhë Kërçovën me Dibrën dhe veç më ka filluar dhe pritet të përfundojë në nëntor të vitit 2023.

“Rruga që ka filluar nga Kërçova deri në Dibër që është 20 km, do të jetë rrugë komplet e re. Pasi bëmë tenderimin dhe filloj puna, për momentin janë realizuar 30 për qind të punimeve. Po ashtu për këtë vit kemi paraparë të bëjmë qarkoren e Dibrës dhe kjo qarkore duhet të lidhet me këtë rrugë dhe me Shqipërinë. Nuk do të ndërtojmë autostradë në atë pjesë rruge, bëhet fjalë për rrugë magjistrale me dy korsi dhe në nëntor të vitit 2023 do të jetë gati”- tha Rustemi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments