7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama:Greva e kontrollorëve të aeroportit ‘Nënë Tereza’ - Sabotim, nuk do...

Edi Rama:Greva e kontrollorëve të aeroportit ‘Nënë Tereza’ – Sabotim, nuk do tolerohet/ Akuzon Metën si nxitës i goditjes, përgjigjet Presidenti

Greva e kontrollorëve të aeroportit ‘Nënë Tereza’ shkaktoi një përplasje të fortë në rrjetet sociale mes kryeministrit Rama, presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD Lulzim Basha.

Fillimisht ishte Edi Rama që lëshoi akuzat e forta për ata që pas tij qëndrojnë pas kësaj greve.

“Hapja e aeroportit të Kukësi arsyeja që Saliu, Iliri bllokuan aeroportin “Nënë Tereza”, u shpreh Rama.

Edi Rama shpjegoi se çfarë do të ndodhë më pas.

 “Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare”.

Jam shumë i shqetësuar  tha presidenti Ilir Meta  për situatën, që po zhvillohet me ndërprerjen e shërbimeve të fluturimeve ajrore .

“Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare. Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar. Në çdo kohë dhe pa ndërprerje të garantohet cilësia dhe objekti i punës së “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për fluturimin ajror civil dhe ushtarak, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare”.

Për këtë situatë Lulzim Basha akuzon kryeministrin.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë”.

Kryeministri e injoroi këtë koment të Lulzim Bashës po pati një përgjigje tjetër për presidentin Meta.

Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mos ndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!

Humoret vulgare të Ilir Metës ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se Ilir Meta  është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo”.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments