8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi / Vlora, zemra e PDIU-së dhe Çamërisë!

Shpëtim Idrizi / Vlora, zemra e PDIU-së dhe Çamërisë!

I jam shumë mirënjohës popullit të Vlorës që i kanë pritur paraardhësit tanë dhe u kanë hapur dyert, edhe Dukatit e Hormovës, apo Vlorës patriotike të Ismail Qemalit, pasi kanë qenë pikërisht ata që i kanë dhënë zë, emër dhe identitet patriotizmit kombëtar. Sot ndihem i keqardhur për atë se çka po ndodh me këtë kryeministër që e hoqi Çamërinë nga program qeveritar, e hoqi edhe nga librat e historisë etj. Ndërsa nuk u kujtua asnjëherë për kërkesën tonë, që edhe për shqiptarët e Çamërisë të rënë në shtëpitë e tyre dhe jo në luftë, të kishin një varrezë dinjitoze dhe nuk e kishte problem që të bënte varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Nuk e kishte problem që të bënte një ligj për toponimet vetëm për 700 pleq çamë të cilët në pasaportën e tyre nuk e kanë më vendlindjen Çamëri. Sot jemi në një aleancë me të tërë, e kanë dhe këta një parti greke minoritare m.q.s kanë hallin tonë, madje ai i tyre shkruan edhe greqisht tabelën edhe emrin. Unë absolutisht si shqiptar i Çamërisë, nuk e lëshoj vendin tim, dhe vendi im është pikërisht në listë, është vendi im pikërisht në një aleancë të madhe shqiptarësh. E për të gjithë ata, që nuk e di turpi nuk i mbulon, që më kanë rrokanisur kokën 20 vjet që çamët janë të djathtë, padyshim nuk i le dot t’i shoh që është një listë me 81 vjeç, e mbaron me një 71 vjeç që u bë mavi në fund të jetës së tij. Ne kërkojmë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që burojnë nga sakrifikimi i asaj popullsie, nga genocidi mbi ta, nga shfarosja thjesht e vetëm se ishin shqiptarë, që të ishte kjo Shqipëri politike që është sot, ku skuthat e politikës e ata që mendojnë se mund të fusin duart brenda komunitetit të shqiptarëve të Çamërsië.Ne do t’i dalim për zot vetes tonë. Partia e katër parlamentare, Bashkë me Gëzimin do të jemi minimumi 4 deputetë çamë në Parlamentin e Shqipërisë. Dhe jo si ata deputetë që kane qenë deri dje. I keni pasur edhe tre të tjerë atje, i keni dëgjuar këto 4 vjet? Keni pasur tre! Kurrë nuk e hapën gojën për Çamërinë. Nëse dikush nuk e ka për turp të futet te numri 9, pasi ka qenë te ne, por ne e kemi zgjidhjen: Ja ku e kemi numrin 5, Gëzim Ademajn, që këtu tregohet niveli dhe vlerësimi. Ju bëj thirrje që të votoni çamin tonë, Gëzim Ademajn, inxhinier, burrë që gjithë jetën ka shërbyer dhe ka ditur t’i dalë me dinjitet për zot vetes së vet dhe komunitetit tonë. #ShpetimIdrizi9 Tiranë#GëzimAdemaj5 Vlorë+23

May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of one or more people, people standing, outdoors and crowd
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments