4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAlternativa Shqiptare në Mal të Zi: Po shqyrtojmë mundësinë që Tuzi të...

Alternativa Shqiptare në Mal të Zi: Po shqyrtojmë mundësinë që Tuzi të bëhet pjesë buxhetore e Shqipërisë dhe Kosovës

Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, e udhëhequr nga Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një kumtese ka njoftuar se janë duke menduar seriozisht për të kërkuar që Tuzi të jetë pjesë e buxheteve të Shqipërisë ose Kosovës.

“Qeveria e Dritan Abazoviq [Abazoviqi është zëvendëskryeministër në mal të Zi] në projekt-buxhetin për vitin 2021, nuk planifikoi asnjë cent investimesh në komunën e Tuzit, megjithëse na takon me ligj. Pasi ishte mysafir në komunën e Tuzit dhe premtimeve të bëra, Abazoviq duhet të turpërohet nga [mos)veprimet e tuaja. Ju vazhduat pothuajse të njëjtën praktikë në Ulqin, si dhe në komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët”, thuhet në kumtesën e Alternativës Shqiptare, transmetojnë mediat serbe.

Më tej në kumtesë thuhet se kjo Qeveri [e Malit të Zi] nuk po i përmbush detyrimet e parashikuara nga ligji për komunën e Tuzit, siç është rasti me komunat e tjera në Mal të Zi.

“Vetëm komuna e Tuzit paguan mbi gjysmë milioni euro taksa në buxhetin e shtetit çdo vit. Këto dhe shumë argumente të tjera vërtetojnë se ju Abazoviq jeni pjesë e qeverisë antishqiptare dhe se synoni degradimin ekonomik të vendbanimeve autoktone shqiptare. Si një komunitet autokton shqiptar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë seriozisht të bëhemi pjesë e buxheteve të Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në kumtesën e Alternativë Shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments