11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeDoc.Dr Valon Asani: Në rritje numri i pacientëve me sëmundje kardiovaskulare

Doc.Dr Valon Asani: Në rritje numri i pacientëve me sëmundje kardiovaskulare

17.3 milion njerëz  vdesin në vit si pasojë e sulmeve të zemrës apo sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas statistikave deri në vitin 2030 kjo shifër do të shkoj deri në 23 milion për çdo vit. Kardiologu Intervent në Spitalin Klinik të Tetovës Doc.dr Valon Asani vlerëson se shëndeti i zemrës është bërë një shqetësim i madh, ku mbi 80% e vdekjeve të parakohshme vinë nga faktor të ndryshëm.

Numri i pacientëve  me sëmundje kardiovaskulare në periudhën e fundit është në rritje, vdekshmëria e koronavirusit atakon me sëmundjet kardiovaskulare ku vetëm 1 % mbijetojnë kështu u shpreh kardiologu Doc.dr Valon Asani në programin e mëngjesit në Klan Maqedoni.

“Tash është një numër I madh I madh I pacientëve të cilët vijnë në spital se ajo frika e parë ka kaluar tash ato ballafaqohen me problemet kardivaskulare dhe vin të trajtim kemi shuëm punë këtë periudhën e fundit.”. thotë Kardiologu Doc.dr Valon Asani.

Asani shton apelon për kujdes gjatë kësaj periudhe, pasi sipas tij duhet të bëhet dallimi në mes virusit dhe gripit sezonal.

“Me kujdes të bëjmë ndarjen e virusit nga gripi sezonal, ne do kemi valë të dytë të gripit sezonal I cili paraqitet çdo here në vjeshtë dhe jo të na mbaje ajo frika se çdo grip është koronavirus kemi edhe influenca tjera të cilat janë influence sezonale, normale të cilat nuk duhet të na frikësojnë.”. shtoi Doc.dr Valon Asani.

 Asani apeloi deri tek pacientët të cilët janë me grip por edhe me sëmundje tjera plotësuese që të shkojën të vaksinohen prej gripit sezonal /klan-maqedoni

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments