3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePrindërit e Kllukovecit në Veles humbin durimin, nëse shteti jo, vetë do...

Prindërit e Kllukovecit në Veles humbin durimin, nëse shteti jo, vetë do ta ndërtojnë shkollën ( video)

50 nxënësit e fshatit Kllukovec të Velesit kanë mbetur pa zgjidhje.

Për mos pasje të kushteve nuk mund të zhvillojnë mësim online.- Advertisement –

Nuk munden as me prani fizike pasi edhe objekti i shkollës nuk i plotëson kushtet elementare.

Arsimtari i shkollës Remzi Tahiri thotë se nëse nuk do të merren masa për ndërtimin shkollës banorët janë të gatshëm vetë ta ndërtojnë një shkollë.

“Nëse nuk do të vazhdojnë që të ndërtojnë objektin e ri shkollor atëherë do të detyrohen prindërit  që ta rrënojnë objektin e vjetër dhe me financat e tyre, me vjet mjetet e tyre të fillojnë ndërtimin e shkollës së re.

Kjo është marrëveshje e fundit me komunën me kryetarin e Velesit, nëse nuk fillon të ndërtohet shkolla prindërit kanë vendosur që të rrënojnë objektin e vjetër dhe të bëjnë një objekt të ri”, tha Remzi Tahiri – Arsimtar në Kllukovec.- Advertisement –

Zëvendësministri i arsimit Arafat Shabani thotë se do të bëjë një vizitë tek të gjitha komunat shqiptare për të parë gjendjen tyre në arsim.

 “Unë shpresoj që ditët e ardhshme dua të bëjë një revizion të brendshëm në aspekt se cilat projekte kanë mbetur, ku kanë filluar dhe ka ndërprerje, ku janë analizat e nevojave të fshatrave ku siç paralajmërova vet personalisht do t’i vizitojë të gjitha komunat shqiptare, prej Likovës deri në Strugë”, deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani.

Ish ministri i Arsimit Arbër Ademi konkretisht për shkollën e Klukovecit të komunës së Velesit,me 28.01.2019

më pat deklaruar se parcela ku duhet të ndërtohet shkolla ka një problem. Në parcelën e shkollës është edhe një stan i bagëtive i cili duhet të hiqet dhe të mund të ndërtohet shkolla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments