7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaDitë më të këqija mund të vijnë? SHBA jep alarmin: Po na...

Ditë më të këqija mund të vijnë? SHBA jep alarmin: Po na shqetëson gjendja mendore e Putin

Inteligjenca amerikane e ka kthyer në prioritet kryesor vlerësimin e shëndetit mendor të presidentit rus Vladimir Putin gjatë ditëve të fundit për të kuptuar se si ndikon në ngjarjet në Ukrainë, kanë bërë të ditur për CNN dy burime nga komuniteti i inteligjencës.

Vlerësimi kërkohet pasi vëzhgues prej shumë kohësh të Putinit kanë spekuluar publikisht se sjellja e tij është bërë përherë e më tepër irracionale dhe me gabime. Që kur nisi s ulmin kundër Ukrainës të mërkurën e kaluar, zyrtarë të lartë amerikanë u kanë kërkuar agjencive të zbulimit të mbledhin informacion për të parë se si po reagon mendja e liderit rus përballë përgjigjes së bashkuar e të papritur nga fqinjët evropianë dhe aleatët nëpër botë.

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka shpenzuar dekada në dekodimin e ish-oficerit të KGB-së, i cili efektisht sundon Rusinë që më 1999. Por ndërsa SHBA ka dijeni të pafund institucionale për personin, ka një pamje të varfër për sa i përket vendimmarrjes së përditshme nga ana e tij. Kremlini mbetet një shënjestër e vështirë, jashtëzakonisht i vështirë për t’u penetruar përmes spiunazhit tradicional.

Nuk ka pasur ndonjë vlerësim të ri të përgjithshëm që tregon ndryshime të veçanta në shëndetin e përgjithshëm të Putinit, tha një zyrtar amerikan. Zyrtarët kanë qenë në gatishmëri për mundësinë që strategjia e Putinit mund të jetë pikërisht për të projektuar paqëndrueshmëri, në përpjekje për t’i bërë SHBA dhe aleatët t’i japin atë çka kërkon nga frika se mund të bëjë edhe më keq.

‘Vendimet dhe deklaratat e Putinit nuk duket se kanë kuptim’, tha një burim familjar me raportet e fundit të inteligjencës. ‘Për vite, dekada, Putin ka vepruar sipas një modeli tepër specifik’.

Në një raportim sekret për Senatin të hënën, Avril Haines, drejtore e Inteligjencës Kombëtare, tha se komuniteti i inteligjencës amerikane nuk ka një perceptim të thellë të gjendjes mendore të Putinit, sipas një senatori që ishte i pranishëm.

Megjithatë, tha se pavarësisht raportimeve, ai personalisht është i shqetësuar.

Një raport i inteligjencës që ka qarkulluar në shumë agjenci citon një burim që thotë se sjellja e Putinmit është bërë ‘tepër shqetësuese dhe e paparashikueshme’ vetëm gjatë dy ditëve të fundit, sipas një kopjeje që ka në dorë CNN.përcjell infoshqip.com

‘Do të ishte gabim të supozosh se Putin tani do të reagonte në të njëjtën mënyrë siç do të bënte pesë vjet më parë’, shkroi Rubio, duke shtuar edhe se nuk mund të tregojë më tepër.

Vëzhgues të tjerë të tij prej shumë kohësh thonë se ai nuk po shfaqet inkonsistent me atë se si ka vepruar më parë, me fushata ushtarake që nuk dukej se do t’i fitonte.

Një zyrtar amerikan i bën jehonë këtij vlerësimi duke thënë për CNN se Putin po vepron në një mënyrë për të cilën ka dhënë sinjale prej kohësh. Në vend që të ketë ndryshuar në kapacitetin mendor, zyrtarët besojnë se tani ai thjesht është i zemëruar, duke e bërë të pamundur që këshilltarët e lartë t’i japin vlerësime të sinqerta

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments