8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaApple ndalon shitjet në Rusi

Apple ndalon shitjet në Rusi

Gjiganti i teknologjisë Apple ka ndaluar shitjet e produkteve të tij në Rusi, ka njoftuar sot kompania.

Kompania gjithashtu ka kufizuar sistemin e saj të pagesave, Apple Pay, dhe shërbime të tjera, duke përfshirë ndjekjen e trafikut të drejtpërdrejtë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Shërbimi ukrainas i BBC-së raporton se konsumatorët në Rusi që përpiqen të blejnë një iPhone, orë ose MacBook në faqen e internetit të kompanisë priten me një mesazh që thotë se dorëzimi i mallrave është i pamundur, përcjellë rtv21.tv

Lëvizja e Apple vjen pasi zëvendëskryeministri ukrainas Mykhailo Fedorov zbuloi në fillim të kësaj jave se i kishte dërguar një letër kryetarit të kompanisë Tim Cook, duke kërkuar që Apple të bllokohej në Rusi./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments