6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeDita e pestë e grevës në arsim vazhdon! Ende s’ka marrëveshje për...

Dita e pestë e grevës në arsim vazhdon! Ende s’ka marrëveshje për paga më të larta

Në shkolla dhe kopshte do të mbahet grevë ditën e pestë me radhë, pasi ende nuk ka marrëveshje për paga më të larta të të punësuarve. MASH dje bëri thirrje që mësimi të vazhdojë dhe paralelisht të mbahen negociata, por SASHK u përgjigj se pa propozim të pranueshëm dhe përqindje të ofruar për rritje të pagave, nuk mund ta ndërpresin grevën.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se e respekton të drejtën e grevës, si e garantuar me kushtetutë dhe ligj, por udhëheqësia sindikaliste  duhet t’i japë prioritet dialogut social dhe derisa ai zgjat, mësimi i rregullt të vazhdojë, megjithatë duke përkujtuar në humbjen gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë.

“Apeloj te të gjithë faktorët shoqëror, veçanërisht te SASHK-u dhe mësimdhënësit, kur të marrin vendime dhe të veprojnë, të udhëhiqen nga interesat më të mira të nxënësve. T’u mundësojmë nxënësve në kohë ta përfundojnë vitin shkollor dhe të fillojnë përgatitjet ose realizimin e disa planeve të projektuara për të ardhmen e tyre. Ky është obligimi ynë ligjor, etik dhe moral dhe besoj se nëse jo prej sot, atëherë nga e hëna  procesi edukativo-arsimor të normalizohet, ndërsa me këtë edhe  funksionimi i përditshëm i shumë familjeve në shtëpitë e të cilëve ka nxënës”, theksoi Shaqiri.

Ai shtoi se me pagën minimale do të harmonizohen edhe gjithë të tjerat, duke e përfshirë edhe atë në arsim, ku tha, plotësisht  do të vijojë edhe rritja për një përqindje të caktuar për të cilën për momentin bisedohet.

“Dialogu do të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët dhe përfundimtare për të gjitha palët. Atë që e kërkoj si ministër, ndërsa besoj se njejtë mendojnë të gjithë qytetarët përgjegjës, është t’i kthejmë nxënësit në shkollë, sepse nuk guxojmë të lejojmë të humbasin nga mësimi. Kjo do të krijojë zbrazëtira  plotësuese në njohuri e cila më tutje vështirë ose aspak nuk kompensohet”, tha Shaqiri.

SASHK-u pret ofertë reale dhe konkrete të cilën anëtarësia do ta shqyrtojë dhe pa  propozim, greva nuk mund të ndërpritet. Nga Qeveria dhe ministritë kompetente – MASH dhe MPPS, Sindikata kërkon qasje serioze dhe vullnet të ofrojnë përqindje adekuate të rritjes së pagave për të punësuarit në shkolla, kopshte dhe konvikte.

“Ne përpiqemi për të njëjtin qëllim, por lëvizim në mënyra të ndryshme. Synimi ynë është që greva të përfundojë më shpejt dhe fëmijët të kthehen në banka dhe sallat e lojërave, por duhet të kryqëzojmë rrugët dhe të kemi një zgjidhje të pranueshme që greva të përfundojë. Jemi të bindur se po bëjmë gjënë e duhur në interes të anëtarësisë. Pa propozim të pranueshëm, praktikisht është e pamundur të mbyllet greva… qoftë 18,4 apo përqindje tjetër, duhet të kemi ofertë”, tha Nedellkov.

Cila është përqindja që do të ishte “linja e kuqe” për SASHK-un, ai shton se nuk mund ta thotë, as vetë nuk e di dhe se do ta caktojë anëtarësia e cila do të vendos për çdo ofertë që do të marrin.

Nedellkovi në konferencë shtypi ka informuar se greva gjithnjë e më shumë është intensifikuar dhe i bashkëngjiten të punësuar që nuk kanë qenë bile anëtarë të Sindikatës.

Janë të kënaqur nga raporti i drejtorëve në shkolla fillore dhe të mesme, por ka shtuar se presione serioze ka nëpër kopshte. Siç ka shtuar kjo po ndodhë në dy të tretat e kopshteve dhe se nga adresë nëpunësi në MPPS, tha Nedellkovi, dërgohen porosi dhe letra joformale pa nënshkrime dhe vulë, me vërejtje se si duhet të veprojnë drejtorët, se me ligj duhet të punojnë tetë orë, se do t’ju shkurtohen mëditjet…

“Ne këtë e llogarisim si presion të ashpër mbi grevistët në kopshte që kanë të drejtën ligjore të shprehin pakënaqësinë e tyre. Me një mënyrë të këtillë nuk ndërtohet besim dhe nuk gjendet zgjidhje”, tha Nedellkov.

Sipas tij, bëhet fjalë për mobing dhe punëtorët kërkojnë të mos përmenden për mbrojtje të tyre, (madje nuk përmendet se për cilin kopsht bëhet fjalë), por ka ftuar autoritetet për monitorim si dhe ato lokale që të futen në kopshte dhe të shohin se çfarë po ndodhë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dje informoi se grevë mbahet në 50 kopshte, ndërsa në 25 nuk ka.

Trençevska  theksoi se dialogu social ende vazhdon, por që nuk mund të flitet për ridestinim të mjeteve buxhetore që të sigurohen mjete për të punësuarit në kopshte, siç e lajmëroi si opsion Ministria e Arsimit dhe Shkencës çër mësimdhënësit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments