4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeStejt Departmenti: Vetëm BE-ja mund të vendosë nëse Tirana e Shkupi ndajnë...

Stejt Departmenti: Vetëm BE-ja mund të vendosë nëse Tirana e Shkupi ndajnë rrugët

SHBA vlerëson se përgjigjen për çështjen e ndarjes së mundshme të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në pas qershorit, duhet ta japin palët e përfshira dhe Unioni.

Në pyetjen nga MIA-ja nëse SHBA është dakord ta ndajnë procesin që Shqipërinë të fillojë bisedimet para-anëtarësuese me BE-në në qershor dhe Maqedonia e Veriut të qëndrojë për shkak të bllokadës së Bullgarisë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs në brifingun e mbrëmshëm tha se për këtë vendosin vendet e BE-së.

“Ne kemi partneritete dypalëshe me vendet në fjalë, si dhe me BE-në dhe në lidhje me këtë është më mirë t’u drejtohemi këtyre vendeve dhe Unionit”, deklaroi Prajs.kanal5.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments